Farmina N&D Pumpkin Grain Free Canine Lamb & Blueberry Puppy Medium & Maxi
Ushqim i plote dhe i balancuar per kelyshe te racave mesatare dhe te medha, i formuluar per te mbeshtetur rritjen, zhvillimin e muskujve dhe forcimin e kockave. Formula me mish qengji, kungull dhe boronice ofron proteina me cilesi te larte dhe energji te nevojshme gjate fazes se rritjes. Eshte nje recete pa drithera, e pershtatshme gjithashtu per qente femra gjate shtatzenise dhe periudhes se gjidhenies.
Karakteristikat kryesore:
- Me mish qengji si burim proteine shtazore me cilesi te larte.
- Pa drithera dhe pa konservues artificiale.
- Me kungull qe ndihmon ne mirembajtjen e shendetit te sistemit tretes.
- Me indeks te ulet glicemik per energji te qendrueshme.
- E pasuruar me Omega-3 dhe Omega-6 per mbeshtetjen e lekures dhe mirembajtjen e qimeve.
- Me glukozamine dhe kondroitine per zhvillimin e duhur te kockave dhe nyjeve.
- Permban vitamina dhe minerale te nevojshme per rritje te shendetshme.
- E pershtatshme per kelyshe te racave mesatare dhe te medha, si dhe per qente femra shtatzena ose me kelyshe.




