Përshkrim dhe Detaje

ACANA Singles Lamb eshte nje ushqim i thate i plote per qen, i pershtatshem per te gjitha racat dhe fazat e jetes. E formuluar me mish qengji si burimin e vetem kryesor te proteinave shtazore, kjo recete eshte nje zgjedhje ideale per qente me ndjeshmeri ushqimore ose per ata qe kane nevoje per nje formule me me pak burime proteinash. E pasuruar me molle, kungull, fruta, perime dhe bime natyrale, ndihmon ne tretje te shendetshme, mbeshtet sistemin imunitar dhe kontribuon ne lekure te shendetshme dhe qime me shkelqim.

Karakteristikat kryesore:

  • 50% perberes me origjine shtazore nga qengji cilesor.
  • Burim i vetem kryesor i proteinave shtazore nga qengji, i pershtatshem per qente me ndjeshmeri ndaj disa proteinave te tjera.
  • Me mish, organe dhe pjese kockore nga qengji sipas konceptit WholePrey per nje ushqyerje me te plote dhe natyrale.
  • Formule e pasur me proteina per te mbeshtetur masen muskulore dhe energjine e qenit.
  • E pasuruar me molle, kungull, fruta dhe perime per nje ushqyerje te balancuar.
  • Me fibra dhe probiotike per te ndihmuar sistemin tretes.
  • Me Omega-3 dhe Omega-6 per lekure te shendetshme dhe qime me shkelqim.
  • Me vitamina dhe minerale esenciale per mbeshtetjen e shendetit te pergjithshem.
  • Pa perberes me drithera.
  • Pa ngjyra, aromatizues dhe konservues artificial.
  • E pershtatshme per qente e te gjitha racave dhe fazave te jetes.
Informacione Shtesë
Weight 0,0 kg
Dimensions 0,0 × 0,0 × 0,0 cm