Aries Powder Ears Strip eshte nje puder profesionale, e krijuar per te lehtesuar heqjen e qimeve nga pjesa e brendshme e vesheve gjate procesit te grooming-ut. Formula e saj permban Aloe Vera dhe Acid Borik, per nje veprim qetesues, pastrues dhe antiseptik.
Pudra eshte vecanerisht e dobishme per stripping, duke ndihmuar ne heqjen me te lehte te qimeve edhe ne zona te veshtira si veshet, faqet dhe pjesa e shpines.
Perfitimet kryesore:
- Lehteson heqjen e qimeve nga veshet.
- Ndihmon gjate procesit te stripping.
- Aloe Vera ndihmon ne qetesimin dhe pastrimin e lekures.
- Acidi Borik ka veprim antiseptik dhe antibakterial.
- I pershtatshem per qente dhe macet qe kane nevoje per stripping.
Menyra e perdorimit:
Aplikoni nje sasi te vogel pudre ne pjesen e brendshme te veshit dhe lereni te veproje per rreth 2 minuta. Me pas vazhdoni me heqjen e qimeve. Mund te aplikohet gjithashtu direkt ne zonen ku do te kryhet stripping.
Formati: 25 g




