Shampo Break Up, profesionale dhe me cilësi të lartë me ekstrakte natyrale dhe aloe vera. Është specifike për qimet e ngaterruara të maceve dhe qenve.
Formula e saj speciale me Aloe Vera kryen një veprim të jashtëzakonshëm ristrukturimi, duke e hidratuar thellë qimet.
Përdorimi i vazhdueshëm parandalon këputjen e qimeve dhe formimin e nyjeve.
Për më tepër, falë vetive antifungale dhe antibakteriale që përmban shampoja, ajo eliminon ngarkesën elektrostatike duke i lënë qimet e shndritshme dhe të krehur.





